Ky event i sotëm, që në formatin e vet, pati karrakterin e një punëtorie rreth pakos së tretë të aktiviteteve që përfshijnë punën vullnetare në kuadër të projektit, mblodhi kuadrin akademik të këtij fakulteti të angazhuar në këtë projekt, ku në këtë takim, me nxënës të komunitetit rom, nga shkolla e mesme ekonomike e Gostivarit, dhe studentë të UEJL-së, në përbërje diverse, për ti njohtuar rreth aktiviteteve të projektit në fjalë dhe mundësisë për ti kyçur edhe ata këtu.
Ky projekt, ka për qëllim, pos integrimit të komunitetit rom në sistemin e edukimit, poashtu, të bëj të mundur edhe puna vullnetare e rinjëve të kyçur në këtë projekt të vlerësohet në sistemin e vlerësimit të kredive, respektivisht në sistemit evropian të bartjes së kredive- ( ETCS).
Në fillim, koordinatori i projektit për fakultetin e shkencave sociale Prof. Dr. Veli Kreci, pas njohjes së ndërsjellë, paralajmëroji, vullnetarët e ardhsëm për përparsitë e të qenurit pjesë e punës vullnetare të këtij projekti dhe disa aspekte të rëndësishme për punën që i paraprinë këtij projekti. Pas përmbylljes së pjesës së pare të punëtorisë, pjesëmarrësit, do të çertifikohen me një certificate për punë vullnetare.


