Partnerë të projektit.
Shkolla Ndërkombëtare për Studime sociale dhe të biznesit (ISSBS), Celje – Slloveni
është një institucion privat dinamik i arsimit të lartë, i themeluar në vitin 2006, me rreth 500 studentë. ISSBS është e specializuar në fushën e biznesit dhe studimeve sociale në nivelin deridiplomik, master dhe të doktoraturës. Njëri nga qëllimet strategjike të ISSBS është edhe mbjellja e përgjegjësisë sociale në ofrimin e programeve të studimit. Përveç kësaj, në mesin e karakteristikave të ISSBS-së që shquhen, janë akademikët e saj me cilësi të lartë dhe prestigj të lartë ndërkombëtar në studim dhe hulumtim.
Instituti për Studime romologjike, arsimit dhe kulturës (IRŠIK), Murska Sobota – Slovenia
është një institucion hulumtues multidisiplinar i lidhur me organizatat e tjera larta hulumtuese dhe të arsimit të lartë. Instituti kryesisht kryen kërkime në fushën e studimeve romologjike dhe arsimore. Ai ka gjithashtu bibliotekën e vetë informative e me përmbledhje dokumentesh dhe punon ngushtë me Unionin Rom.
Stafi i përfshirë:
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Tetovë (Shkup) – Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJ e Maqedonisë)
është institucion i arsimit të lartë, që përbëhet nga fakultetet, qendrat dhe institutet si pjesë përbërëse e saj, i specializuar në shkencat socio-ekonomike. Universitet është i përbërë nga pesë njësi akademike, së bashku me dy qendra kërkimore. UEJL, nëpërmjet politikës së saj të gjuhës të quajtur "Përdorimi fleksibël i gjuhëve", ofron mundësi për studentët që të arsimohen në gjuhën e tyre amtare (shqipe ose maqedonase) së bashku me gjuhën angleze. Aktualisht Universiteti ka mbi 8.000 nxënës dhe rreth 1.800 të diplomuar.
Stafi i përfshirë:
Osservatorio Centro Studi Informática Giuridica Taranto – (CSIG Taranto), Taranto – Italy
punon si OJQ, një qendër për kërkime në fushën e teknologjive të reja dhe ndikimi i saj në jetën tonë dhe në dimensionin social. Ajo studion rolin shoqëror të teknologjisë dhe çdo forme të përfshirjes sociale që ndërmjetësohet nga teknologjia dhe punon në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Barit. CSIG shquhet për të drejtën e TI-së dhe atë të emigracionit dhe ka punuar për disa vite në çështjet lidhur me të drejtat e njeriut, informacionin, teknologjinë, rrjetëzimin social dhe migrimet.
Stafi i përfshirë:
Institut für sozialwissenschaftliche Beratung GmbH (ISOB), Regensburg – Gjermani
është institut privat për hulumtim e zhvillim, i themeluar si një kompani me përgjegjësi të kufizuar (ISOB GmbH). ISOB është anëtar i Shoqërisë Gjermane për Vlerësim (DGEVAL) dhe punon sipas standardeve të vlerësimit ndërkolegial të pranuara ndërkombëtarisht. Ata janë aktivë në grupet e ndryshme punës së shoqatës në mënyrë që të sigurohen se metodologjitë e përdorura pasqyrojnë gjendjen aktuale.
Stafi i përfshirë:
Universiteti Alicante (UA), Alicante – Spain
u krijua në vitin 1979. Sot ai arsimon dhe trajnon rreth 28.000 studentë (2.500 prej tyre janë studentë ndërkombëtarë) dhe ofron 42 programe deriplomike dhe 81 programe pasdiplomike: është njëri nga universitetet me rritje më të shpejtë në Spanjë. UA ka 227 grupe kërkimore që mbulojnë të gjitha fushat e studimit, nga shkencat shoqërore e juridike deri te shkencat teknologjike dhe ato shëndetësore eksperimentale të tubuara në 15 institute kërkimore.
Stafi i përfshirë:


















