Detajet e projektit.
RoMigSc – 2016 – 2709 / 001 – 001
Titulli i Projektit: Përfshirja e romëve dhe emigrantëve nëpër shkolla: Trajnime, diskutime të hapura dhe aktivitete rinore vullnetare (RoMigSc)
NUMRI I PROJEKTIT: 580228-EPP-1-2016-1-SI-EPPKA3-IPI-SOC-IN
NUMRI I MARRËVESHJES: 2016 – 2709 / 001 – 001
Programi: Erasmus, KA3
Veprimi kyç: Përfshirja sociale përmes arsimimit, trajnimit dhe rinisë
Arsimi është element thelbësor për integrim të suksesshëm. Edhe pse diversiteti është një mundësi për t’i bërë shkollat më gjithëpërfshirëse, krijuese dhe me mendje të hapur, pabarazia në arsim është më e lartë në mesin e romëve dhe fëmijëve emigrantë. Emigrantët dhe romët përballen shpesh me diskriminimin dhe ksenofobinë. Për shembull, arritjet arsimore të këtyre grupeve janë në përgjithësi më të varfra, ata kanë më shumë gjasa për të hequr dorë nga arsimi i detyruar, që shpie drejt rreziqeve më të larta të margjinalizimit shoqëror, drejt dështimit për t’u integruar dhe tekefundit, drejt varfërisë, e cila ka efekte negative afatgjata në zhvillimin social dhe rritjen ekonomike të vendit mikpritës. Qëllimi kryesor i këtij projekti është pra, mbështetja për integrim më të mirë në arsim të romëve dhe fëmijëve emigrantë përmes aktiviteteve të ndryshme. Në projekt, nxitet po ashtu edhe angazhimi i të rinjve në vullnetarizëm. Vullnetarizmi luan një rol të rëndësishëm në përfshirjen sociale rinore. Kjo i lejon ata që të angazhohen si qytetarë, si dhe për të fituar përvojë, e cila mund t’i rrisë mundësitë e tyre të punësimit. Megjithatë, vullnetarizmi duhet të njihet si një formë joformale e mësimnxënies.




Qëllimet e projektit.
5 qëllime kryesore
për t'u arritur
3 vite
kohëzgjatja e projektit
1. Krijimi i mjediseve gjithëpërfshirëse dhe demokratike
2. Me aktivitete vullnetare,
3. Meqenëse projekti u drejtohet romëve dhe fëmijëve emigrantë,
4. Respekti mes njerëzve
5. Për të siguruar cilësinë e vullnetarizmit,
Rezultatet e projektit.
Ndikimi i parashikuar.
Unë dua të jem vullnetar!
